Telenews

Blerina Kllokoqi – Rugova feston ditëlindjen e 40-të: Dukem më mirë se në të 20-at

Disenjatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, sot shënon një nga ditët më të veçanta në jetën e saj — 40-vjetorin e lindjes.

E njohur për stilin e saj unik dhe prezencën gjithmonë elegante, Blerina e ka festuar këtë ditë me pozitivitet dhe autoironi, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ngrohtë e plot humor në Instagram.

“Zyrtarisht 4 dekada jetë … edhe hala se kam kuptu qysh funksionon jeta. Ama, të paktën dukna ma mirë se në të 20-tat. Faleminderit që ma kujtoni çdo ditë që s’jam plak … veç jam e “rujtun” mirë!”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një fotografi ku rrezaton vetëbesim dhe buzëqeshje.

Në postimin e saj, Blerina duket më në formë se kurrë, duke i bërë ndjekësit të mendojnë se ajo ka ndalur kohën, ndërsa eleganca dhe freskia që reflekton, shpesh krahasohet me një 20-vjeçare.

Ndër vite, Blerina është shquar si një nga figurat më të rëndësishme në skenën e modës në Kosovë, duke ndikuar me stilin e saj në shumë gra dhe vajza, si dhe duke sjellë vepra kreative që kanë kaluar kufijtë e vendit.

Urimet për ditëlindje kanë vërshuar nga kolegë, miq dhe ndjekës të shumtë, të cilët i kanë uruar shëndet, suksese dhe shumë vite të tjera të bukura — me stil, ashtu siç vetëm ajo di ta bëjë. /Telegrafi/

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

 

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

 

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagram

 

Foto: Blerina Kllokoqi Rugova/Instagra

Të ngajshme

Granit Xhaka sonte ka një fjalë për Gjestin

Erzana Fazliu

Egli merr përkrahje nga kjo ish banore e “Big Brother

Erzana Fazliu

Kënga e re e Shaqir Cërvadikut “As andërr, as zhgandërr”

Donat Hashani