Telenews

Blero dhe e dashura e re shfaqen publikisht në Prishtina Mall – bashkë edhe vajza e tij Tara (FOTO)

Këngëtari i njohur Blero ka tërhequr vëmendjen sot në Prishtina Mall, ku është parë në shoqëri të të dashurës së tij të re dhe vajzës së tij, Tarës.

Syri fotografik i Telenews.al ka kapur momentin familjar të Bleros, i cili duket se po shijon kohë të qetë me dy personat më të afërt për të – partneren e re dhe të bijën.

Edhe pse Blero rrallë flet për jetën e tij private, duket se lidhja e re është duke u konsoliduar, aq sa tashmë ajo po kalon kohë edhe me Tarën, vajzën nga martesa e tij e mëparshme.

Prania e tyre në njërin prej qendrave më të mëdha tregtare në vend ka ngjallur kureshtje tek kalimtarët, por artisti i njohur nuk ka preferuar të komentojë për momentin.

Blero, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, duket se ka gjetur një balancë mes karrierës dhe familjes.

Mbetet për t’u parë nëse kjo lidhje do të marrë konfirmim zyrtar nga vetë këngëtari në ditët në vijim. /Telenews.al/

Të ngajshme

E papritura ndodh mes Meritonit dhe Rikes

Blearta

Në New York s’është vëmendja veç në sport, jo së paku kur atje është Luana!

Rrezarta Ramaj

Jennifer Lopez surprizon mijëra fansa me një paraqitje spektakolare në Francë

Rrezarta Ramaj