Këngëtari Blero Muharremi, disa ditë më parë u largua nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Blero tha se ka patur një luftë të brendshme emocionale që kishte filluar disa ditë para daljes së tij.
Pas daljes nga shtëpia, Blero ka reaguar për herë të parë në Instagram teksa u shpreh mirënjohës për këtë eksperiencë, ai ka falendëruar të gjithë fansat e tij për mbështetjen në rrugëtimin e tij.
“Përshëndetje të gjithve. Po filloj me fjalën më të bukur që ju takon juve: Faleminderit. Big Brother ka qenë një eksperiencë shumë interesante, një sfidë me veten. Mua mu desh t’i marr ca ditë pushim nga gjithçka dhe m’i kalu me të dashurit e mi. Jam falendërues për gjithë këtë mbështetje që ma keni bërë, për çdo mesazh që e keni dërgu për mu dhe për të gjitha “meme-t”. Shpresoj shumë që nuk iu kam zhgenjy me daljen time, por e kam pasë të domosdoshme. Ju premotj se do të jem më aktiv, si me muzikë, ashtu edhe me rrjetet sociale, për ju. Ju jeni ata që më keni mbajtë në skenë që 20 vite dhe ka ardhë koha me ju shpërbly me plot energji. I juaji, Blero” ka shkruar ai.