Telenews

Blero: “S’dmth Amerika me pas mirë gjithmonë ose të drejtë, se atëherë ti veq je tu ja bo rrafsh”

blero-gjen-dashuri-te-re,-kesaj-radhe-ne-gjermani

Ditën e djeshme ShBA ka përjashtuar Kosovën nga “Defender Europe” dhe “moslobim te shtetet mosnjohëse”, ndërsa ka paralajmeruar edhe veprime të tjera, shkruan Reporteri.net.

Lidhur me këto ndëshkime të ShBA-së ka reaguar këngëtari kosovar, Blero Muharremi.

Në një postim në InstaStory ai ka thënë se nuk do te thote se Amerika ka gjithmonë të drejtë, e sipas tij një mik i mirë (në ketë rast Kosova), nuk duhet bërë “rrafsh”.

Ai gjithashtu ka marrë shembull, nëse një mik i tij do i ndërtonte një shtëpi atij, Blero thotë se do i ishte falenderuar gjithë jetën, por sipas tij kjo nuk do të thotë që miku i tij mund të bënte ligjin në shtëpinë e tij.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“S’dmth Amerika me pas mir gjithmon ose t’drejt gjithmon, se at’her ti veq je tu ja bo rrafsh e miku i mir sta bon rrafsh per gjithcka miqt e mir edhe t’sinqert mahen gjithmon. Miqt e rrejshem i ndan interesi, nese 1 mik i jemi ma ka ndertu 1 shpi do t’ijem falenderus ton jeten dhe kom me u mundu me ja kthy njejt, por kjo nuk do te thot qe miku jem ka drejten me bo ligjin n’shpi tem, vec pse ai ma ka ndertu”, shkroi ai.

Të ngajshme

Gjesti dhe Dhurata Dora bashkojnë forcat, publikojnë nesër këngën e re “Gasolina”

Blearta

“Nuk e harrojmë porosinë tënde…”/ Julian Deda bën dedikimin prekës për babain e ndjerë

Yllka Gashi

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shijojnë një mbrëmje romantike në Saint-Tropez

Yllka Gashi