Telenews

Blinera Jaha i jep fund karrierës me Kombëtaren e Kosovës, nderohet nga Federata e Volejbollit

Volejbollistja e njohur kosovare, Blinera Jaha, ka zhvilluar ndeshjen e saj të fundit me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj sportive.

Në një ceremoni emocionuese, të organizuar në prani të bashkëlojtarëve, familjarëve, miqve dhe dashamirëve të volejbollit, Jaha u vlerësua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite për sportin dhe Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, i ndau asaj një mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë karrierës së saj. Momenti u bë edhe më simbolik me një tortë të dekoruar me numrin 6, numër që Jaha e mbajti me krenari për shumë vite në fanellën e Kosovës.

Federata e Volejbollit e falënderoi Jahën për sakrificën, emocionet dhe sukseset që solli në volejbollin kosovar, duke theksuar se emri i saj do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së sportit në vend.

“Lamtumirë nga Kombëtarja, por gjithmonë pjesë e familjes së volejbollit të Kosovës”, thuhet në mesazhin e Federatës.



Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 shtator

Rrezarta Ramaj

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Akrepat e “Orës së Pritjes” për ish-krerët e UÇK-së dëgjohen edhe jashtë kufijve – nis numërimi në Dyseldorf –

KushtrimGuraj