Telenews

Blinken dhe Borrell: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, çelës i qëndrueshmërisë në Evropë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe sekretari i shtetit në SHBA, Antony Blinken kanë dalur me një deklaratë të përbashkët.

Siç raporton ABC News, Borrell dhe Blinken kanë thënë se avancimi i Shqipërisë Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është çelësi i qëndrueshmërisë në Evropë.

Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, thuhet në deklaratën e dy përfaqësuesve.

Borrell dhe Blinken, cekën edhe çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, teksa thanë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

Së fundi, Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 gusht

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 gusht

Rrezarta Ramaj

Shfrytëzoni ofertat në AL Trade Market deri më 31 gusht 2026

Rrezarta Ramaj