Telenews

Blinken: SHBA po kërkon mënyra për ta shpallur Rusinë një vend sponsor të terrorizmit

blinken:-shba-po-kerkon-menyra-per-ta-shpallur-rusine-nje-vend-sponsor-te-terrorizmit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Kongresi Amerikan po punon për alternativa për të kapërcyer pengesat për shpalljen e Federatës Ruse shtet sponsorizues të terrorizmit.

“Ne vazhdimisht po shqyrtojmë masa të ndryshme që mund të marrim për të rritur presionin nëse është e nevojshme. Aktualisht jemi duke punuar me Kongresin për legjislacionin që do të na ndihmonte të anashkalojmë disa nga sfidat. Përdorimi i etiketës “shtet sponsorizues të terrorizmit”, siç thatë ju, ka disa pasoja të padëshiruara”, tha Blinken për CNN.

Më 27 korrik, Senati amerikan miratoi një rezolutë që i bën thirrje Departamentit të Shtetit të SHBA-së të shpallë Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit për shkak të ngjarjeve në Gjeorgji, Siri, Çeçeni dhe Ukrainë.

Në shtator, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-të nuk do ta shpallin Rusinë shtet sponsorizues të terrorizmit, sepse një vendim i tillë do të “lidhë duart” e komunitetit botëror në kërkimin e mënyrave për të zgjidhur krizën në Ukrainë.

Të ngajshme

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Daçiq vazhdon fushatën kundër Kosovës, kërkon bllokimin e anëtarësimit në Interpol

Valjeta Turkaj

Trendafilova anulon konferencën në Kosovë, Rohde: Autoritetet të sigurojnë punën e gjykatës pa pengesa

Valjeta Turkaj