Telenews

Blinkenit i vdes babai, prek me fjalët dedikuese për të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në profilin e tij personal në Twitter ka shkruar për dhimbjen e humbjes së babait të tij.

Ai tha se atë e kishte pasë edhe model për paraqitjet e tij publike meqë kishte mbajtur disa poste të tillë në shërbim të SHBA-së.

“Familja ime humbi një prind dhe gjysh, një burim të dashurisë dhe inspirimit – babain tim Donald Blinken. Ishte anëtar i Korpusit Ajror të Ushtrisë Amerikane, Ambasador i SHBA-së, president i Fondacionit Mark Rothko, kryetar i Universitetit Shtetëror të New York, babai i shërbeu qytetit, shtetit dhe vendit të tij”, ka shkruar Blinken.

Sekretari i shtetit vazhdoi të tregojë edhe për lidhjen që kishte me babanë e tij.

“Babai më frymëzoi për shërbimin publik. Ai jetoi me mirësjellje, dinjitet dhe modesti. Ai e donte gruan e tij Vera dhe familjen e tij. Ai ndërtoi një jetë të mrekullueshme dhe më dha një jetë të mrekullueshme. Të dua babi”.

Antony Blinken anuloi disa ngjarje ku do të merrte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten në mbrëmje për shkak të përkeqësimit të gjendjes mjekësore të babait të tij, derisa orari i tij atje të premten do të përshtatet për të llogaritur angazhimet familjare, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Shumë komente poshtë këtij postimi ishin ngushëlluese për Sekretarin Blinken dhe falënderuese për punën publike të të ndjerit.

Të ngajshme

Raportohet për kaq të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Donat Hashani

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj

Detaje të reja nga sulmi në Gjermani: Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses

Valjeta Turkaj