Telenews

Bllokadat e paralajmëruara në veri, Elshani: Gjithçka në rregull, kurrë ma mirë s’ka qenë

Zëvendësdrejtori i për rajonin e veriut, Veton Elshani, është shprehur se gjithçka është nën kontroll në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, ku janë paralajmëruar bllokada nga ana e serbëve, të cilët duan që të tërhiqet Policia e Kosovës nga veriu, dhe KFOR-i ta merr në mbikëqyrje.

Ndër të tjera, Elshani tha se nëse protestuesit tentojnë të hyjnë në Kosovë, policia është e gatshme për veprimet e mëtutjeshme.

“Nuk kemi informacion për numrin e protestuesve, për neve nuk është me rëndësi se sa persona janë, munden me qenë me mijëra por janë në pjesën e tyre, nëse tentojnë të hyjnë në anën tonë, ne jemi këtu. Nuk parashihet se do të ketë probleme në veri, e në bazë të bllokadës dhe do të veprojmë”, u shpreh zëvendësdrejtori.

Po ashtu, Elshani tha se nuk janë të nevojshme të shtohen forcat e KFOR-it, pasi sipas tij gjithçka është në rregull, e kurrë më mirë s’ka qenë.

“Nuk ka nevojë për forca të shtuara të KFOR-it pasi asgjë nuk do të ndodhë në veri, nëse tentojnë të vijnë në veri ne këtë punë kemi, të sigurohemi që nuk kallet pika kufitare dhe i marrim masat e duhura. Gjithçka është në rregull, kurrë më mirë s’ka qenë”, tha Elshani në Kosova Today të Klan Kosova.

Të ngajshme

Plagosen dy persona në Podujevë, policia jep detaje

Valjeta Turkaj

Numërohen mbi 50% e votave me postë

Valjeta Turkaj

Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina me njoftim: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit

Valjeta Turkaj