Telenews

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj të plotë për të zhvilluar konsultime me liderët e partive politike, në çdo kohë që ata e vlerësojnë të nevojshme, për të gjetur një zgjidhje që do të çonte në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se “Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës z.Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”.

Kjo iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve dhe për të ndërtuar konsensus rreth çështjeve me interes të përbashkët për vendin.

Ndryshe, deputetët dështuan të premten (sot) për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur.

Ndërsa, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar procesin e përsëritur të seancave çdo 48 orë si një cikël absurd pa reflektim politik dhe pa rezultat konkret.

KDI i bëri thirrje Presidentes së Republikës që të ndërmarrë hapa konkretë duke ftuar liderët e partive politike parlamentare në një takim të përbashkët për të diskutuar zgjidhje të mundshme për tejkalimin e bllokadës institucionale.

“Presidentja, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Në një situatë kur institucioni më i lartë përfaqësues është i paralizuar, angazhimi i saj nuk është vetëm i justifikuar, por i domosdoshëm”, përfundon reagimi i KDI-së.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

Të ngajshme

Zelensky: Ukraina e hapur për diskutime territoriale vetëm me armëpushim të pakushtëzuar

KushtrimGuraj

Quni me postim prekës për humbjen e mikut që vd*iq në vetaksidentin në Suharekë

KushtrimGuraj

Raportohet për zjarrvënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë

KushtrimGuraj