Telenews

Bllokohet rruga Prishtinë–Pejë tek ura e Dollcit, do të kryhet minimi i terrenit

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Prishtinë–Pejë duhet të kenë kujdes, pasi sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Sipa Klina.info-s, për shkak të punimeve në rrugë, në segmentin tek ura e Dollcit do të realizohet procesi i minimit të terrenit, andaj rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 15:00.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit.

Rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojë pastrimi i materialit të krijuar nga minimi dhe të konstatohet se qarkullimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt.

Të ngajshme

14-vjeçari ndiqte shoqen e shkollës prej muajsh, e goditi disa herë me thikë pasi ajo e refuzoi

Yllka Gashi

“Liria Ka Emër” organizon marshin “Jo në emrin tim”, më 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Rrezarta Ramaj