Telenews

Blue Ivy duket si kopja e Beyonces, ngjason me nënën e saj si ‘dy pika uji’

Blue Ivy dukej si kopja e nënës së saj, artistja Beyonce, kur mbërriti në Paris të mërkurën.

Siç u raportua, 13-vjeçarja e cila së fundmi mahniti publikun me një performancë solo gjatë natës së parë të turneut Cowboy Carter të nënës së saj, dukej e sigurt dhe plot stil.

Gjatë mbërritjes në kryeqytetin francez, Blue Ivy tërhoqi vëmendjen duke dalë nga një makinë derisa ngjasonte me Beyoncen si dy pika uji.

Ajo kishte veshur pantallona të gjera prej xhinsi të errëta, një bluzë të madhe gri dhe atlete sportive Adidas ngjyrë blu, ndërsa hynte në një restorant në Paris.

Pak më vonë, i ati i saj, reperi i famshëm Jay-Z, u pa duke përshëndetur fansat pranë zyrave të Moët Hennessy.

Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe çizmet karakteristike Timberland ngjyrë bezhë, ndërsa u ndal për të firmosur autografe.

E quajtur shpesh si “nepo baby” (fëmijë i prindërve të famshëm), Blue Ivy ka treguar se nuk është thjesht në hije të famës së prindërve të saj.

Ajo shkëlqeu në skenë në prill, përpara 70 mijë fansave në stadiumin SoFi në Kaliforni, duke udhëhequr me mjeshtëri një grup valltarësh të turneut të Beyoncé-s.

Me artin dhe performancën në gjak, është mëse e qartë që Blue ka trashëguar jo vetëm talentin, por edhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes.

Të ngajshme

Era e Ledri ‘lëshojnë bombën’, publikohet super hiti i verës

Donat Hashani

Arilena Ara i publikon fotografitë nga videoklipi i këngës së re

Valjeta Turkaj

Aktori i famshëm turk zbarkon në tokën shqiptare – pushon në Vlorë

KushtrimGuraj