Telenews

BMW-ja e vjedhur në Norvegji gjendet në Skenderaj, pronari thotë se vëllai ia bleu dhe ia solli në Kosovë

 

 

Jo rrallëherë veturat e raportuara të vjedhura në shtete të ndryshme gjenden në Kosovë pas bashkëpunimit të autoriteteve. Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në Skenderaj, ku Policia e Kosovës ka gjetur një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar,

Siç mëson gazeta, Policia është njoftuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të para, autoritetet në Norvegji e kanë futur në kërkim ndërkombëtar një automjet të tipit BMW që dyshohet se ishte vjedhur.

Zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë vendndodhjen dhe e kanë gjetur veturën në Skenderaj, që më pas është sekuestruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pronari i veturës ka deklaruar se vetura është blerë në Norvegji nga një vëllai i tij dhe është sjellë në Kosovë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, I cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Të ngajshme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania – mbi 600 raportime për dëme

Valjeta Turkaj

Tahiri: Ende asnjë grup parlamentar s’ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin

Valjeta Turkaj

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Valjeta Turkaj