Telenews

BNE humbin kundër ekipit ENCE, të enjten zhvillohet ndeshja vendimtare

Ka përfunduar ndeshja e ekipit shqiptar, Bad News Eagles, kundër ekipit ENCE, edhe pse nuk arritën që të dalin fitues, treguan një lojë fantastike kundër njërit nga ekipet më të mira të botës në CS:GO
Ekipi kosovar në CS GO, ka humbur kundër ekipit ENCE në garën më të madhe sportive për lojën CS:GO.
Gara filloi në bazën “De Dust2” të cilën ekipi nga Kosova vetë e kishin zgjedhur. Që prej fillimi ekipi kundërshtar i BNE-së, e dominuan lojën, në fund ekipi nga Kosova vetëm mundi ta ngushtojë rezultatin në 16:13 në favor të kundërshtarëve.
Në rundin e dytë loja u zhvilluar në bazën “Nuke”, ku prapë dominuan ekipi kundërshtarë të cilët ishin në epërsi gjatë gjithë kohës. Ky rund përfundoi me rezultat 16 me 9 në të mirë të ekipit ENCE, të cilët me këtë fitore edhe siguruan kualifikim në fazën tjetër të garës.
Me gjithë këtë humbje, ekipi nga Kosova nuk i ka humbur gjasat për të kaluar në fazën tjetër të ligës Major. Të enjten BNE do ta zhvillojë garën vendimtare, në rast se triumfojnë kualifikohen automatikisht në fazën tjetër të garës.

Të ngajshme

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Erzana Fazliu

Arbër Hoxha dhe shqiptarët e Baselit luajnë sonte ndeshjet vendimtare në UEFA Europa League

Valjeta Turkaj

​Zbulohen planet e Xabi Alonso për të ardhmen, e do vetëm një klub

KushtrimGuraj