Telenews

“Boll ma! Qysh po guxon? Po dëmton reputacionin e Kosovës”: Guiterrez e bën për pesë-pare Dimal Bashën

“Qysh guxon të sillesh në këtë mënyrë derisa vendi yt po lufton për anëtarësim në Këshillin e Evropës? Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”.

Kështu i reagoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili betejën ndaj gazetarëve e çoi në proporcione edhe më të larta mu një ditë pasi Kosova shënoi rënie drastike në lirinë e mediave, përkatësisht 19 pikë më poshtë në vlerësimin e organizatës prestigjioze ndërkombëtare: Reporterët pa Kufij.

Basha – krejtësisht i çakorduar – fyu Radio Televizionin e Kosovës dhe gazetaren që po e intervistonte; teksa ajo po e pyeste për një gjë që vetë Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e kishin thënë në komunikata për shtyp pas bisedimeve telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: Hapa konkretë dhe të papraprakthyeshëm drejt Asociacionit në kontekst/ndërlidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Basha nxori paralele të papranueshme duke e krahasur RTK-në dhe gazetaren me RTS-in e Serbisë.

Për t’u mos u mjaftuar me kaq, ai nisi edhe sulmet ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës; sërish duke i qëndruar këtij lajtmotifi të ndërlidhjes diku-diçka me Serbinë. Guiterrez – që drejton organizatën më të madhe për lirinë e mediave në kontinentin evropian – iu drejtua Bashës me një sori qortimesh, dhe atë me fjalë edhe shqipe: boll ma.

Për më tepër, ai tha se “shpresoja që lajmet e këqija të Kosovës në rënien alarmante në lirinë e mediave do t’i bënin anëtarët e Vetëvendosjes të reflektonin rreth përgjegjshmërisë së tyre, por e paskam pasur gabim”.

I bëj thirrje Kryeministrit të Ksoovës, Albin Kurti, që menjëherë të merr masa për të siguruar që partia e tij të ndalojë së sulmuari gazetarët dhe shoqërinë civile”, shkroi Guiterrez.

Të shtunën, zoti Basha dyfishoi sulmet ndaj gazetarit të AGK-së dhe RTK-së, duke i lidhur sërish me Serbinë. Kam vënë re gjithashtu se disa javë më parë Dimal Basha sulmoi kryetarin e respektuar dhe të pavarur të Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti”, vazhdoi ai

Zoti Basha, ju kërkoj të ndaloni së frikësuari dhe përpjekjet për të diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaftueshem eshte mjaftueshem. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”.

Për Guiterrezin gjuha e Bashës përveç se e papranueshme përbën edhe rrezik. E në veçanti në dritën e shtrimit të pyetjeve – siç ishte rasti i gazetares së RTK-së – që janë të interesit publik.

Shpreh shqetësimet e mia më të thella për sulmet dhe frikësimet e vazhdueshme nga Kuvendi i Kosovës dhe deputeti i partisë në pushtet (Vetëvendosje) Dimal Basha kundër degës sonë, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe kundër gazetares së transmetuesit publik RTK, Blerta Foniqi Kabashi”, tha ai.

Sulmi i Bashës ndaj RTK-së erdhi edhe pak kohë pasi vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur pas publikimi të raportit të Reporterëve pa Kufijë se është i gatshëm t’i adresojë dhe dëgjojë shqetësimet e mediave.

source

Të ngajshme

Aktakuza ndaj Kobrës, si ndryshuan rrethanat e rastit brenda natës kritike?

Kur burri e lavdon gruan e vet: Prindoni e kranason Osmanin me Hillary Clinton

E nisën me ShBA-në: Zanafilla e çarjes Kurti – Osmani