Bologna ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Milanin, që më 23 prill eliminoi rivalin e qytetit, Interin.
Skuadra nga Emilia-Romagna triumfoi me rezultat të përgjithshëm 5-1 ndaj Empolit, ndërsa në ndeshjen e dytë arriti fitore me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi mbarë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e Fabbian, pas një asistimi nga Moro. Empoli arriti të barazojë shifrat në minutën e 33-të me golin e Kovalenkos.
Megjithatë, Bologna nuk u ndal dhe në minutën e 86-të siguroi fitoren, falë një goli të Dallingas, që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.
Finalja ndërmjet Milanit dhe Bolognas do të luhet më 14 maj në “Stadio Olimpico” të Romës.