Mbrëmë pas mesnate, Policia e Kosovës ka marrë një kërcënim për bombë në Drejtorinë e Përgjithshme të këtij institucioni të sigurisë.
Siç merr vesh Reporteri thirrja është bërë nga një numër i cili me zë të modifikuar i ka thënë Policisë në gjuhën serbe se ka vendosur bombë në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme. Thirrja siç merr vesh Reporteri.net është bërë në numrin zyrtar të Stacionit Qendra.
Kërcënimi është përsëritur, gjë që i ka mundësuar zyrtarëve që ta incizojnë telefonatën.
“Në telefonin zyrtar të Stacionit Qendër është pranuar një telefonatë nga numri 0017253361503, nga i cili është dëgjuar zëri i një mashkulli – i modifikuar – duke folur në gjuhën serbe dhe duke pretenduar se në Drejtorinë e Policisë është vendosur një bombë. Thirrja nga i njëjti numër është përsëritur pas 3–4 minutash. Zëri i personit është incizuar nga zyrtari i bazës për shkallë të pranimit të informacioneve të ndjeshme, ndërsa nga autoritetet kërkohet ngritje e vigjilencës.”, thuhet në raport.

