Telenews

Bombë në stacionin e trenit në Paris, ndërpriten të gjitha shërbimet hekurudhore

Zbulimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore ka ndërprerë trafikun e mëngjesit drejt dhe nga stacioni i trenit Gare du Nord në Paris, ka njoftuar kompania hekurudhore kombëtare franceze TER.

“Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u zbulua pranë shinave”, tha TER në platformën X.

Bëhet e ditur se ndërprerja po prek si metrot lokale ashtu edhe trenat kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shkruan Reuters.

Faqja e internetit e Eurostar tregon se të paktën tre trena të planifikuar të niseshin nga Gare du Nord të premten në mëngjes janë anuluar.

“Për shkak të një objekti në shinat afër Paris Gare du Nord, ne presim ndërprerje të shërbimeve tona këtë mëngjes. Ju lutemi ndryshoni udhëtimin tuaj për një datë tjetër”, shkroi Eurostar në faqen e internetit.

Katër trena nga stacioni St Pancras i Londrës janë anuluar deri më tani, ndërsa gjashtë trenat e parë që nisen nga Parisi për në Londër janë anuluar gjithashtu.

Ndryshe, Gare du Nord është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Me shpirt të fal”/ Ja biseda e fundit mes Gjestit dhe Eglit, para largimit të banores

Erzana Fazliu

A po i mungon Egli? Ja çfarë thotë Gjesti

Erzana Fazliu

Sonte Egli vjen me një surprizë në spektakël

Erzana Fazliu