Telenews

Bora zbardh mëngjesin në Kosovë, bllokohet rruga Prishtinë-Pejë

Pjesë të Kosovës u zbardhën plotësisht sot nga reshjet e dendura të borës si pasojë e ardhjes së frontit të ftohtë atmosferik nga veriu.

Reshjet janë duke vazhduar me një intensitet të lartë dhe pritet të intensifikohen edhe më tutje me thellimin e ciklonit, i cili do të krijohet në jug të detit Adriatik dhe do të rrugëtojë drejt lindjes.

Janë këto reshje të dendura bore pas një kohe shumë të gjatë mungese të reshjeve në disa ultësira të Republikës së Kosovës.

Për pasojë janë krijuar vështirësi të mëdha edhe në trafik.

Siç raportohet që nga mëngjesi janë krijuar vështirësi në komunikacion, e madje edhe kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Pejë.

Kjo rrugë është bllokuar nga kamionë e autobusë, për shkak të mos pastrimit të autostradës nga mirëmbajtësit.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj