Telenews

Bora Zemani është shtatzënë?

bora-zemani-rrezaton-elegance,-pamje-qe-nuk-duhet-t’i-humbisni!

Bora Zemani ka folur hapur në Grida Duma Podcast për mëmësinë, dëshirën për një vajzë dhe ndjesitë e saj si nënë e një djali.

Në një rrëfim të sinqertë, ajo tregoi se gjatë shtatzënisë me Arborin kishte shpresuar të sillte në jetë një vajzë, si një motër që vetë e ka kërkuar gjithmonë.

Edhe pse shumë e lumtur që Arbori erdhi në jetë si djalë, Bora pranon se ideja që ai të mos ishte vetëm e ka prekur emocionalisht. Ajo shpjegon se sot kjo ndjesi është zbutur, pasi Arbori ka një vëlla nga ana e babait, por dëshira për të pasur edhe një vajzë mbetet ende e fortë.

Duhet motra, për Arborin, por edhe për qejfin e mamit,” thotë Bora, duke shtuar se vetë e ndjen veten “komplet mami çuni”.

Në bisedë me Gridën, ajo ndalet edhe te frika që e shoqëron ideja e të qenit nënë e një vajze. Bora pranon se nuk e di si do të sillej me një gocë, pasi nuk e ndjen natyrshëm mënyrën e përkëdheljes dhe komunikimit që zakonisht lidhet me vajzat.

Madje ajo zbulon se, nëse do të ketë një shtatzëni tjetër, nuk do të dëshironte të mësonte gjininë e fëmijës deri në momentin e lindjes. “Nëse është djalë, di ta bëj shumë mirë. Nëse është vajzë, do ishte një lumturi shumë e madhe, por prapë më frikëson,” shprehet ajo.

Të ngajshme

KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 2025

Valjeta Turkaj

Traget i fundosur në Filipine, 15 të vdekur dhe 316 të shpëtuar

Valjeta Turkaj

Nga ora 12:00 bllokohet rruga nga Rozhaja në drejtim të pikës kufitare në Kullë

Valjeta Turkaj