Telenews

Boris Johnson shpallet qytetar nderi i Kievit

boris-johnson-shpallet-qytetar-nderi-i-kievit

Kryeqyteti ukrainas i ka dhënë ish-kryeministrit britanik Boris Johnson titullin “qytetar nderi”, ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko.

Klitschko ka thënë se Johnsonin mezi presin ta shohin sërish në Ukrainë.

”Johnson ka bërë dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur që Britania dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj. Mezi presim ta shohim sërish në Kiev”, shkroi kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko në Telegram. 

Ish-kryeministri britanik ka vizituar disa herë Kievin, që prej agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Të ngajshme

Kosovari në ShBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje

Valjeta Turkaj

Influencerja meksikane qëllohet për vdekje në një sallon bukurie gjatë live-it në TikTok

Valjeta Turkaj

Spitalet midis objektivave të sulmeve ajrore izraelite këtë javë

Valjeta Turkaj