Telenews

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 forcave të NATO-s në Kosovë, qetësia të rivendoset menjëherë

Shefi i Diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përshëndetur vendimin e NATO’s që të dislokojë 700 trupa shtesë në Kosovë.

Borell ka kërkuar që në veri të Kosovës të rivendoset qetësia menjëherë.

”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Twitter.

 

Aleanca veri-atlantike ka marrë vendim sot për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, pas trazirave të fundit në veri të Kosovës ku u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar se bëhet fjalë për 700 ushtarë që do të dislokohen në atë pjesë të vendit, derisa një batalion shtesë është po ashtu në gjendje gatishmërie.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit që buron nga OKB-ja. Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë, që të zhvendoset nëse duhet. Këto janë hapa për të garantuar se KFOR-i ka forcën dhe aftësinë për të vepruar sipas mandatit që e ka”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Norvegji.

Të ngajshme

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

KushtrimGuraj

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si janë siguruar arsenali i armëve në sulmin e serbëve ndaj policëve në veri

KushtrimGuraj

Salla e sporteve në Samadrexhë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku, komuna ndanë 5 mijë euro për familjen e tij

KushtrimGuraj