Telenews

Borrell të hënën i raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ndërkaq në agjendë do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.

“Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të enjten edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka bërë të ditur se të hënën do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim”, shqiptarët do të mblidhen më 27 shtator për protestë në Gjenevë

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim”, sonte protestohet përsëri në natën e 7-të me radhë

Yllka Gashi

Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Yllka Gashi