Telenews

Borrelli e konfirmon se shefat e diplomacive evropiane flasin për Kosovën

Sot do të mblidhen Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet edhe për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, i cili tha se diskutimi për Kosovën do të jetë pika e tretë me radhë.

“Pika e tretë është diskutimi për situatën në Kosovë”, është shprehur ai.

Situata në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jenë temë diskutimi edhe në takimin e Këshillit Evropian, pra samitin e liderëve të vendeve anëtare.

Diçka e tillë, sipas diplomatëve të BE-së, tregon përkushtimin, por edhe shqetësimin që ka blloku për situatën në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga këto takime pritet që Kosovës dhe Serbisë t’iu bëhet thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog.

Por, dy vendeve pritet edhe t’iu tërhiqet vërejtja për pasojat që mund t’i kenë, në rast se nuk dëshmojnë vullnet për sjellje të matur dhe konstruktive.

Të ngajshme

A do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës? – Tahiri shuan dilemat (VIDEO)

Donat Hashani

Si i shpëtoi Rina vdekjes, flet pronari i klinikës

Donat Hashani

Tahiri i AAK-së: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza

Donat Hashani