Telenews

Borxhe mbi 3 mijë euro, KRU “Gjakova” ua ndërpret ujin konsumatorëve

KRU “Gjakova” ka vazhduar shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve me obligime të papaguara ndaj kompanisë.

Njësia e Shkyçjes dhe Kontrollit ka ndërmarrë masa ndaj konsumatorëve, borxhet e të cilëve kanë kaluar 2 mijë euro, ndërsa në disa raste kanë arritur edhe mbi 3,700 euro.

Konsumatorët me borxhe të tilla janë shkyçur menjëherë nga rrjeti, njofton KRU “Gjakova”.

KRU “Gjakova” Sh.A. apelon te të gjithë konsumatorët që nuk i kanë kryer obligimet ndaj kompanisë që t’i shlyejnë ato me kohë. Kompania do të vazhdojë me shkyçjet dhe nuk do të kursehet asnjë konsumator me borxhe të papaguara”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj

Muja në Maqedoninë e Veriut, fokus bashkëpunimi në bujqësi dhe siguri ushqimore

Rrezarta Ramaj