Telenews

Boshnjaku u prezantua te Vllaznia me fanellën e një tjetër futbollisti

Ndodh që cilësia UHD e pajisjeve të sotme të teknologjisë të nxjerr zbuluar.

Vllaznia e prezantoi sot Lorik Boshnjakun nga Prishtina, teksa mesfushori për dy sezonet e ardhshme do të jetë pjesë e shkodranëve të Mirel Josës.

Nëse gjithçka deri këtu është në rregull, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për fanellën e prezantimit të lojtarit, raporton fanatikipress.info.

Boshnjaku është prezantuar me fanellën e Mustedanagic, tjetër lojtari të Vllaznisë që i skadon kontrata.

Me dëshirën e madhe për 10 mbi shpinë, Boshnjaku dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë kaluar në kufijtë e amatorizmit.

Mjafton pak vëmendje dhe një “zoom” i lehtë për të parë se fanella e prezantimit ka mbiemrin e Mustedanagic dhe jo të Boshnjakut.

The post Boshnjaku u prezantua te Vllaznia me fanellën e një tjetër futbollisti appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Ronaldo, 19 gola larg shifrës së 1.000 golave në karrierë

Rrezarta Ramaj

Ronaldo e shpall veten më të mirin në histori: Numrat flasin vetë –

KushtrimGuraj

Liridon Lecin e shkarkojnë nga emisioni “Dueli Sportiv”, pas incidentit me ish-futbollisten Aliu

Rrezarta Ramaj