Telenews

Bosnje e Hercegovinë: Të paktën 18 të vdekur nga përmbytjet, shpallet gjendje e fatkeqësisë natyrore

Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka shpallur sot në një seancë telefonike urgjente gjendjen e fatkeqësisë natyrore në territorin e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe formoi Shtabin e Krizave që do të jetë në seancë të përhershme, në koordinim me Shtabin e Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton Radiotelevizioni i Bosnje e Hercegovinës.

Gjithashtu bëhet e ditur se qeveria ngarkoi Administratën Federale të Mbrojtjes Civile dhe Selinë Federale që të angazhojnë njësi speciale për shpëtimin dhe mekanizimin e ujit, si dhe u dërgua një iniciativë për ndarjen e fondeve në shumën prej 1.5 milion KM për të ndihmuar shtresat më të ndjeshme, transmeton albinfo.ch.

Të ngajshme

Vdekja e 27-vjeçarit, dalin pamje të reja nga momenti i arrestimit të tij nga PK-ja

Donat Hashani

Vdekja e 50 vjeçarit në Pejë: Ja nga çka dyshohet se u godit

Donat Hashani

10 ditë pas përurimit mbyllet tuneli i Kurrizit, ky është shkaku

Donat Hashani