Telenews

”Bossi i Dardanëve” bashkon Dukën e Ademin

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka bërë të ditur se presidenti i FSHF-së, dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, ka vizituar sot fanclub-in e “Dardanëve”.

Presidenti Duka ishte në shoqërinë e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, raporton Telenews.al

Pas takimit, Lulzim Berisha shpërndau një foto në “Facebook” së bashku me Ademin e Dukën, për të cilën tha se është imazhi më i mirë i një bashkimi modern mes shqiptarëve.

“Zevendespresidenti i UEFA-s dhe njeheresh shefi i futbollit shqiptar, Armando Duka, na nderoi me viziten e tij te fanclub-i i Dardaneve ne shoqerine e presidentit te FFK-se, Agim Ademi.

Eshte vertet kenaqesi te shohesh kur shqiptaret bejne progres kaq te madh ne institucione nderkombetare dhe kjo serish nuk i pengon te mbeten te perulur dhe ne sherbim te permiresimit te futbollit duke i harmonizuar veprimet me njeri-tjetrin. Kjo fotografi eshte imazhi me i mire i nje bashkimi modern mes shqiptareve qe angazhohen e punojne per te miren e perbashket pavaresisht çfare thone gojet e liga”, shkroi Berisha në “Facebook”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta