Telenews

Bota e futbollit në zi, vdes legjenda italiane

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë në spital një nga ikonat e Italisë në futboll si Salvatore Schillaci ose siç njihej ndryshe Toto Skilaçi.

Ai ishte operuar dy herë për kancerin në zorrën e trashë, por këtë herë nuk mundi ti mbijetontë kësaj sëmundje në moshën 59-vjeçare.

Schillaci do mbahet mend gjatë për kampionatin Botëror të 1990 të zhvilluar në Itali, teksa e nisi si zëvendësues me axurrët por sapo preku fushën e gjelbër nuk doli më.

Në atë Botëror ai shënoi 6 gola duke ndihmuar Italinë të kapte vendin e 3, ndërsa në nivel klubesh ka luajtur me ekipe si Juventus dhe Inter, por shenjë më së shumti la me Messinën ku luajti për 7 sezone.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj