Aktori i njohur amerikan, Brad Pitt, është fotografuar dorë për dore me partneren e tij, Ines de Ramon, gjatë një daljeje në Paris, ku çifti kaloi mbrëmjen duke ndjekur koncertin e muzikantit britanik James Blake.
Pitt, 62 vjeç, dhe de Ramon, 33 vjeçe, u panë së bashku të hënën mbrëma, më 12 tetor, pas përfundimit të koncertit në kryeqytetin francez.
Aktori tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e veshjes, duke kombinuar një xhaketë në ngjyrë blu-jeshile me pantallona rozë-vjollcë, këmishë të bardhë dhe syze. Ndërsa partnerja e tij u shfaq me një xhaketë ngjyrë krem, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza prej lëkure.
Çifti, i cili e ka mbajtur kryesisht larg vëmendjes publike jetën private, është parë së fundmi edhe në Londër, ku mori pjesë në ceremoninë bamirëse të organizuar nga George dhe Amal Clooney.

