Telenews

Brahim Diaz rikthehet nga lëndimi, do të jetë gati për El Clasicon ndaj Barcelonës

Real Madridi ka marr lajme të mira ditën e sotme. Sulmuesi Brahim Diaz është parë duke u stërvitur me skuadrën pas lëndimit.

Ka shumë pak gjasa që Diaz të luajë në Ligën e Kampionëve këtë javë , megjithëse shërbimet mjekësore të klubit mendojnë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës.

25-vjeçari do të rikthehet në lojë nga trajneri i Madridit, Ancelotti, pasi humbi një muaj.
Diaz pësoi një tendosje muskulore më 14 shtator gjatë ndeshjes me Real Sociedad në ligë. Sulmuesi aktualisht ka një gol dhe një asist këtë sezon , dhe do të kërkojë të shtojë numrin e tij pas rikthimit të tij./Telenews/

Të ngajshme

VV tregon nëse shkon në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për “skandalet në KEK”

Donat Hashani

Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Donat Hashani

Katër të lënduar e 13 të arrestuar për një të shtëna me armë e përleshje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, Policia jep detaje

Donat Hashani