Telenews

Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë Morinën

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të qarkullimit në pikën kufitare të Morinës, ku mbi 10 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri për të kaluar ditët e pushimit në bregdet.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Kukës, nga mëngjesi i së shtunës deri në orët e pasdites, në territorin shqiptar kanë hyrë 10,874 shtetas të Kosovës me gjithsej 3,712 automjete.

Morina vazhdon të mbetet pika kryesore hyrëse për pushuesit kosovarë, të cilët gjatë muajve të verës zgjedhin masivisht destinacionet turistike shqiptare.

Shumica e udhëtarëve kanë si destinacion bregdetin e Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës dhe rivierën e jugut, ku pritet një fluks edhe më i madh gjatë fundjavës.

Autoritetet kufitare kanë shtuar masat për të përballuar qarkullimin e lartë dhe për të shmangur pritjet e gjata në hyrje të Shqipërisë.

Të ngajshme

Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë –

KushtrimGuraj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj

Kosova ka nevojë për rezultate, jo për një tjetër kapitull pritjesh: 10 prioritetet për presidenten Justina Shiroka-Pula

Rrezarta Ramaj