Telenews

Brenda Song konfirmon fejesën me Macaulay Culkin

brenda-song-konfirmon-fejesen-me-macaulay-culkin

Aktorja Brenda Song e ka konfirmuar fejesën me yllin e njohur, Macaulay Culkin.

Çifti është bashkë tash e një kohë prej se u takuan në xhirimet e projektit dramë-komedi nga viti 2017, “Changeland”.

Në prill të vitit 2021, ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Dakota – sipas motës së aktorit, e cila ka vdekur tragjikisht në vitin 2008.

Që në janar të këtij viti është spekuluar për fejesën e çiftit, kur Song ishte parë duke mbajtur një unazë.

Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar këtë gjë.

Tash këtë e ka bërë aktorja duke reklamuar koleksionin e saj për martesa.

Të ngajshme

Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes

Yllka Gashi

Mungesa e vitaminës D: Simptomat që shpesh neglizhohen

Rrezarta Ramaj

Fituesja e çmimit Oscar, arrestohet në Nju Jork

Yllka Gashi