Telenews

Brenda tetë muajve, në Kosovë, linden mbi 18 mijë fëmijë

Nga janari deri në gusht të këtij viti, në vendin tonë kanë lindur 18 mijë e 430 fëmijë, në Kosovë. Prej tyre 9 mijë e 565 meshuj dhe  8 mijë e 865 femra.

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti janë regjistruar  2 mijë e 516 lindje.

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1. 284 lindje janë meshkuj dhe 1. 232 lindje janë femra.

Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025, pasi që gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664.

“Në muajin gusht 2025 janë regjistruar 2. 516 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1. 284 lindje janë meshkuj dhe 1. 232 lindje janë femra. Në muajin gusht 2025 ka rënie të numrit të lindjeve me rreth 6,4%, krahasuar me muajin korrik 2025”, thuhet në raportin e ASK-së./

Të ngajshme

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

Valjeta Turkaj

FSK-ja futet gabimisht në veri

Valjeta Turkaj

Rrezik në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kabllot elektrike të rëna në tokë

Valjeta Turkaj