Skuadra e Brightonit ka arritur të marrë pikët e plota në ndeshjen e zhvilluar përball Manchester United në kuadër të xhiros së dytë në Premier League.
Brighton shënoi fitore me një gol të shënuar në minutat e fundit të takimit nga sulmuesi brazilian Joao Pedro.
Pedro shënoi në minutat shtesë të ndeshjes, duke mos i lënë hapësirë për rikthim “Djajve të kuq”.
Brighton kishte zhbllokuar rezultatin në minutën e 32-të me Danny Welbeck, teksa arritën ta ruanin epërsinë deri në minutën e 60-të kur për United shënoi 22-vjeçari Amad Diallo.
United realizoi edhe një gol në minutën e 70-të, por goli i Joshua Zirkzee u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Nga dy ndeshje të zhvilluara, Brighton ka dy fitore, kurse United një fitore e një humbje.

