Telenews

Britania kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit

Britania e Madhe kërkon, ndër të tjera, nga Kosova themelimin e Asociacionit, ndërsa ka ripërsëritur thirrjen për Serbinë që të bashkëpunojë plotësisht në lidhje me sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotuar se vendi i tij do ta mbështesë planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Ai thënë në Kiev se do të punojë me zyrtarë ukrainas për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për këtë plan.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e shpalosi këtë javë para liderëve perëndimorë “planin e fitores” së Kievit, përmes të cilit shpreson se do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes bisedimeve.

Ky plan është duke u shqyrtuar nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, mbështetja nga të cilët ka qenë jetik në përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë fqinjit të vet të madh.

Një pikë kyçe në plan është kërkesa për ftesë formale për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s, të cilët mbështetësit perëndimorë kanë ngurruar ta shqyrtojnë pa përfunduar lufta.

Franca, që kur nisi lufta, ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme ushtarake, diplomatike dhe ekonomike të Ukrainës në Evropë.

Ajo është duke e stërvitur dhe pajisur një brigadë të re të ushtarëve ukrainas për dislokim në vijën e parë të frontit.

Të ngajshme

Vuçiq: Kroacia e Sllovenia kërkuan heqjen e masave ndaj Kosovës, Franca e Hungaria u kundërvunë

KushtrimGuraj

Reeker: Clark dhe Hill kanë njohuri për UÇK’në, dëshmia e tyre e bazuar në fakte

KushtrimGuraj

Stërvitje e përbashkët e KFOR’it, EULEX’it e Policisë- FSK merr pjesë në asgjësimin e mjeteve shpërthyese – detaje

KushtrimGuraj