Telenews

Britanikja humbi iPhone-in e saj në det derisa bënte ‘sërf’ – telefoni i del në breg pas 460 ditësh

britanikja-humbi-iphone-in-e-saj-ne-det-derisa-bente-‘serf’-–-telefoni-i-del-ne-breg-pas-460-ditesh

Një grua që humbi telefonin e saj në det mbeti e shtangur pasi pajisja doli në breg dhe një i huaj e gjurmoi atë duke përdorur kartat e saj të kreditit – më shumë se një vit më vonë.

Siç bëhet e ditur, 39-vjeçares, Clare Atfield i ra iPhone-i 8+ derisa po notonte me dërrasë sërfi me shkop në brigjet e qytetit të saj të lindjes, Havant, Hampshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Ajo ra nga dërrasa e saj më 4 gusht 2021 – dhe telefoni u fundos nën valë, me sa duket për të mos u parë më kurrë.

Telefoni ishte i vendosur në një çantë telefoni që ishte ‘waterproof’ – dhe tani në mënyrë të jashtëzakonshme Clare e ka në duart e saj.

Siç raportohet, telefoni i saj u rishfaq në plazhin e Eastney aty pranë, plotësisht i padëmtuar 460 ditë më vonë, më 7 nëntor të këtij viti – dhe u gjet nga një shëtitës lokal qensh.

Ai arriti ta gjurmonte Clare dhe tani kjo e fundit i ka kthyer fotot e saj celulare dhe të çmuara.

Personi e gjeti gruan duke përdorur karta të vjetra krediti dhe bankare që ishin në qese – me të dhënat e kontaktit të nënës së saj në një kartë mjekësore.

“Është çmenduri që telefoni funksiononte ende, por funksionon në mënyrë perfektë”, tha Claire, e cila që atëherë ka blerë telefon të ri.

“Në fakt, as që kishte udhëtuar aq larg”.

Të ngajshme

Apple po planifikon një revolucion, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Valjeta Turkaj

YouTube penalizon përdoruesit që nuk duan reklama

Valjeta Turkaj

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin

KushtrimGuraj