Telenews

Bruno Fernandes bën një deklaratë të fortë pas barazimit ndaj Bournemouth

Bruno Fernandes, ka shfrytëzuar hapësirën mediale pas sfidës së Manchester United ndaj Bournemouth, për të treguar situatën e vështirë që pati në merkaton e verës.

Ai deklaroi se skuadra e tij e ka menduar opsionin e largimit të tij.

“Manchester United donte që unë të largohesha verën e kaluar. Ua thashë këtë drejtorëve, por mendoj se nuk kishin guximin për të marrë atë vendim. Vendosa të qëndrojë, jo thjesht për arsye familjare, por sepse më pëlqen vërtet klubi. Biseda me trajnerin më bëri gjithashtu të qëndroja. Por, nga ana e klubit, ndjeva pak idenë se nëse largohesha, nuk do ishte keq.

Më dhemb shumë. Më shumë sesa dhemb, më trishton sepse jam një lojtar për të cilin ata nuk kanë asgjë për të kritikuar.

“Jam gjithmonë i disponueshëm, gjithmonë luaj, mirë apo keq. Jap gjithçka. Pastaj sheh gjëra përreth teje, lojtarë që nuk e vlerësojnë aq shumë klubin dhe nuk e mbrojnë aq shumë klubin… kjo të trishton”.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

KushtrimGuraj

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

KushtrimGuraj

Kryevepër nga Tare: Milan siguron yllin 80 milionësh me parametra zero

KushtrimGuraj