Telenews

BSPK KA KËTO 3 KËRKESA NË PROTESTËN E 8 PRILLIT

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar se do të organizojë protestë më 8 prill në Prishtinë. Sipas BSPK-së deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak të moszbatimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore, zvarritjes së hartimit të Projektligjit për paga dhe për shkak të mosinicimit të amandamentit për skemat pensionale.
Në një komunikatë për media BSPK ka bërë të ditur tri kërkesat kryesore që o ti parashtrojnë në protestën që do të mbahet më 8 prill 2022:

  1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.
  2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
  3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Valjeta Turkaj

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj