Telenews

BSPK SOT NË PROTESTË, KËTO JANË KËRKESAT E TYRE

Kjo bëhet me kërkesë për rritjen e pagave, zbatimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.
Nisja bëhet nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Qeverisë, nga ora 11:30.
Që protesta të mbahet sot, u vendos tre ditë më parë nga përfaqësuesit e federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Njoftimi i plotë i tyre:
Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:
100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike, deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtmePërcaktimi i pagës minimaleMiratimi i Ligjit për Zyrtarët PublikëMiratimi i Ligjit për PagaNisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet ShëndetësoreNënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëseAmendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga ShtetiHartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani

KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në mbarë Kosovën

KushtrimGuraj

Rektori i UP-së alarmon: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet, shkak KEDS-i

KushtrimGuraj