Telenews

Bujqit kërkojnë që subvencionimi të mos bëhet një herë në vit

Afati i fundit ishte deri më 29 prill, e për më shumë se një muaj, bujqit patën mundësin të aplikojnë për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.

Ky nuk ishte afati i parë sepse Ministria pas ankesave të fermerëve kishte shtyrë  afatin nga 17 prilli për në 29 prill.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Ministria ka treguar numrin e atyre që shfrytëzuan të drejtën për aplikim.

“Numri i aplikimeve këtë vit në total është 32,317 aplikues, apo bazuar në nënsektorë apo kultura këtë vit kemi 61,684 aplikime. Përkrahje për grurin nga 464 deri në 564 euro për hektar, për misrin 329 € /ha, Speci, Varieteti Kurtovka nga 500 €/ha në 654 €/ha, patatja nga 500 €/ha në 654€ /ha derisa për lopët qumshtore nga 90 euro”, tha ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Por, përfshirja e të gjitha kategorive në një kohë, po del të jetë problematike.

Këtë shqetësim e ka ngritur, Tahir Tahiri, nga Federata Sindikale të Bujqve.

“Na si sindikatë nuk jemi të kënaqur më kohën kur po shpallet thirrja për aplikimi, këto subvencione po jepen në periudhën kur bujku nuk mundet të investoj në rritjen e rendimentëve. Këta po shkojnë më të gjitha subvencionet në një grup dhe kjo po e bon që të zgjatët shumë afati”, tha Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve.

Për këtë, Tahiri tregon se edhe kanë propozuar që subvencionet të mos ndahen vetëm një herë në vit.

“Të gruri japen masi të korret gruri në gusht ose në shtatorë dhe këto para shkojnë për nevoja të tjera familjare e jo për rritje të prodhimit. Na kemi kërkuar që të jenë dy pjesë të subvencionimit por nuk kemi pasur suksese, dhe kjo po reflekton në mos rritjen e rendimenteve në Kosovë”, tha Tahiri.

Shuma totale që do të ndahet, ende nuk dihet.

Sipas dikasterit të bujqësisë, kjo do të kuptohet pasi të verifikohen aplikacionet në teren.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani