Telenews

Bullgaria i nis 97 ushtarë në Kosovë, i bashkohen misionit të KFOR-it

Një kontingjent prej 97 ushtarë bullgarë u nis të enjten me një ceremoni zyrtare për t’iu bashkuar misionit të KFOR-it në Kosoë.

Sipas raportimeve të agjencisë bullgare të lajmeve BTA, në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë ushtarakë të këtij vendi.

Zëvendësshefi i Mbrojtjes Mikhail Popov iu foli ushtarakëve për misionin që i pret si dhe situatën në Kosovë.

“E di që shumica prej jush keni marrë pjesë në misione. (…) Misionet nuk janë të njëjta. Çdo javë dhe çdo ditë është e ndryshme. Situata në Kosovë është aktualisht e qëndrueshme, por mund të ndryshojë ndjeshëm brenda disa orësh. Prandaj, jini të përgatitur të reagoni në mënyrë adekuate. Ndiqni procedurat standarde të operimit dhe urdhrat e komandantëve tuaj”, theksoi Popov.

“Jam i sigurt se përvoja dhe përgatitja juaj do t’ju lejojnë të performoni në një nivel të lartë. Gjithmonë mbani një mendim në kokën tuaj – në Kosovë ju nuk përfaqësoni Batalionin e 29-të të Mekanizuar, ju nuk përfaqësoni Forcat Tokësore. Para aleatëve tanë ju përfaqësoni Ushtrinë Bullgare, dhe para popullsisë lokale dhe autoriteteve lokale, ju jeni përfaqësues të NATO-s”, theksoi Popov.

Sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të NATO-s bërë në muajin maj të këtij viti, Bullgaria ka 127 ushtarë në misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë.

Të ngajshme

Veshur me uniforma të UÇK-së e bluza me fotografi të Thaçit: Qytetarët fillojnë të mblidhen

Valjeta Turkaj

Protesta e veteranëve kundër Speciales, VV: Është dhjetë vjet me vonesë

Valjeta Turkaj

FAFA Resort & Spa më shumë se pushim, një përvojë që të mbetet gjatë

Valjeta Turkaj