Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus. Lidhja e re e gazit, ndërtimi i së cilës financohet pjesërisht me para të BE-së, pritet të përfundojë në muajin tetor.
Gazsjellësi pritet të ketë kapacitet prej 1.8 miliard metër kub gaz në vit në secilin drejtim.
“Gazsjellësi ofron mundësi të reja për rajonin përmes diversifikimit të vërtetë dhe sigurisë së furnizimeve”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në ceremoninë e nisjes së ndërtimit.

