Telenews

Bullgaria pajiset me 16 avionë të rinj luftarak amerikanë F-16

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyzakov, ka marrë pjesë të dielën në një ceremoni në të cilën janë zbuluar avionët e rinj ushtarak të importuar nga SHBA-ja për të ngritur forcat ajrore të vendit në standardet e NATO-s.

16 avionët e rinj ushtarakë F-16 u shfaqur në një fshat në jug të Bullgarisë.

“Ky avion luftarak i mrekullueshëm qëndron si një simbol i partneritetit strategjik që ne ndajmë me Shtetet e Bashkuara, një partneritet që shtrihet përtej mbrojtjes në fushën e energjisë, duke ofruar garanci strukturore për sigurinë tonë kombëtare dhe duke rritur aftësitë e forcave tona të armatosura”, ka deklaruar Zhelyazkov me këtë rast, raporton AP.

Tetë prej tyre janë blerë për 1.3 miliardë dollarë në korrik të vitit 2019.

Planet fillimisht parashihnin që avionët e parë të mbërrinin në Bullgari në vitin 2023, por pandemia e koronavirusit ka vonuar dorëzimin e tyre deri në fund të këtij viti.

Në vitin 2022, qeveria bullgare ka nënshkruar një kontratë tjetër me kompaninë amerikane të hapësirës ajrore “Lockheed Martin” për një grup të dytë me tetë avionë të rinj luftarakë F-16.

Bullgaria, e cila i është bashkuar NATO-s në vitin 2004, që atëherë ka kërkuar të përditësojë flotën ajrore ushtarake të avionëve të vjetër MiG-29 të prodhimit sovjetik, por problemet financiare detyruan shtyrje të përsëritura.

Mes luftës së vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës, Bullgaria është mbështetur në ndihmën e vendeve të tjera të NATO-s për të përmbushur detyrimet e saj të policisë ajrore si një anëtare e aleancës.

Të ngajshme

Moti sot

Erzana Fazliu

Ngjarjet e ditës: 15 prill 2025

Erzana Fazliu

Osmani akuza ndaj Qeverisë Kurti: Dëmtoi rëndë raportet me SHBA-të me refuzimin për heqjen e tarifave

KushtrimGuraj