Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar për nënshkrimin e tri memorandumeve të bashkëpunimit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’i financuar tri projekte në vlerë prej 690 mijë e 500 eurosh në atë komunë.
Bulliqi shkroi në Facebook se me Durmishin nënshkruan financimin e “tri projekteve të mëdha infrastrukturore”.
“Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €”.
“Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 €”.