Telenews

BULLS MPOSHTIN CLIPPERSIN PAS VAZHDIMEVE, SHKËLQEN DE ROZAN

Basketbollisti i Chicago Bulls, DeMar DeRozan ka dhuruar shou me paraqitjen e tij në duelin e mesnatës që lamë pas ndaj LA Clippers.
Ylli i Bulls ka shënuar plotë 50 pikë, por shtuar edhe 6 asiste e 5 kërcime në fitoren e vështirë të Bulls ndaj Clippers 135-130 dhe atë pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 118-118.
Në këtë fitore të Bulls ndikuan edhe Nikola Vucevic me double-double prej 22 pikëve e 14 kërcimeve dhe Zach LaVine me 21 pikë të realizuara.
Te Clippers ishin të pamjaftueshëm për fitore, Reggie Jackson me 34 pikë dhe Paul George me 22 sosh.
Bulls aktualisht gjenden të 5-tit në Konferencën e Lindjes me 45 fitore e 32 humbje, derisa Clippers pozicionohen të 8-tit në Perëndim me 37 fitore e 40 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bulls e presin Miami Heatin e Clippers i shkojnë Milwaukee Bucksit.

Të ngajshme

Kurti në stadiumin “Fadil Vokrri” duke parë futboll, shtyn takimin me Escobar’in dhe Lajçak’un

Flaka Ajeti

Plisat hedhin fishekzjarre në fushë (VIDEO)

Donat Hashani

Më në fund zyrtare: Ardian Nuhiu trajneri i ri i KF Shkëndijës

Flaka Ajeti