Telenews

Burgim i përjetshëm për dy të dyshuarit që vranë biznesmenin Bedri Rexhepi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Në këtë rast, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi.

Bytyqi tha se dy të akuzuarit janë fajtorë për “Vrasje të rëndë” dhe “Dëmtim të varreve apo kufomave”, andaj i dënoi me burgim të përjetshëm ku do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Të njëjtit, po ashtu ngarkohen me veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të ngajshme

Musliu-Shoshi: Asociacioni si kusht s’ka qenë më herët, erdhi si rezultat i negocimit të Kurtit (VIDEO)

Donat Hashani

Arrestohen 11 persona, dyshohet se ndihmuan kandidatë për t’u pajisur me patentë shoferë

Donat Hashani

Drejtori i ZRrE-së s’tërhiqet: Vendimi për rrymën hyn në fuqi nga 1 qershori

Donat Hashani