Telenews

Burgim për kosovarin për vjedhje me thyerje të një bankomati në Austri

“Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit”, kishte thënë i akuzuari për vjedhje me thyerje dhe grabitje të një bankomati në Austri.

Ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Burgenlandin verior (Austri) – ku u vodhën më shumë se 90,000 euro – është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. I dënuari kosovar është dakord me këtë.

Kosovari, më parë banor i Burgenlandit verior, thuhet se ishte kthyer në atdheun e tij për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë, transmeton albinfo.at. Por ai, një ekspert i hortikulturës, po kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar. Çfarë bën dikush në një situatë të tillë?
Thjesht, një telefonatë: “Në rregull, po vij, dhe pastaj sigurisht do të paraqitem për procesin në Gjykatën e landit të Eisenstadtit”, shkruan heute.at. “Ai i informoi qartë autoritetet se kur dhe ku do të ishte në Austri,” thotë avokati i tij, Wolm, i cili njofton në gjyq se klienti i tij do të deklarohet plotësisht fajtor, pra do të pranojë fajësinë e plotë.

Çështja për të cilën ishte akuzuar ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij përfshin vjedhje me thyerje në stacione të ndryshme zjarrfikësish në Burgenlandin verior, përcjell albinfo.at. Atje kishin vjedhur mjete për të hapur një bankomat, siç deklaruan unanimisht bashkëpunëtorët në dëshminë e tyre: “Ishte e gjitha ideja e tij”.

Vitin e kaluar, katërshja kishte shkuar në Draßburg. Atje ata kishin tërhequr 91,000 euro nga bankomati i PSK-së. Pasi ikën me një ndjekje me shpejtësi të lartë prej 180 km/orë, policia arriti t`i merrte 33,960 euro dhe t’i kthente ato në bankë. Grabitësit e kishin ndarë pjesën tjetër të plaçkës midis tyre.

Një tjetër përpjekje në Wiener Neustadt dështoi; ndoshta ka bankomate më të sigurta atje.

I pandehuri thotë se i vjen keq. Se diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë. Ai gjithashtu pranoi se e kishte kërcënuar gruaja e tij me rrëmbimin e fëmijës së tyre nëse ai nuk do t’i paguante 15,000 euro. “Ajo kishte një të dashur të ri. Kjo është e papranueshme.”

Vendimi i gjyqtarëve porotë: Tre vjet e gjysmë burg.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj