Alban Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshort i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu po merr pjesë në prezantimin e draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ana e organizatës gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung.
“Është çudi… Një fondacion i tillë ka zgjedhur një temë të tillë që nuk i shkon për shtati”, tha ai pasi e mori fjalën.
Sipas tij, nëse aplikohet propozimi i FES-it, shkelen “tri ligje së paku”, dhe shtoi se kjo “nuk besoj që do të ndodhë”.
Krasniqi tha se në këtë mënyrë po “përkëdhelet” komuniteti serb në Kosovë.

