Telenews

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

burri-i-haxhiut-e-akuzoi-se-i-“perdori”-lotet-e-nenes,-haradinaj:-propagande-me-shkaterru-gjithcka-ne-kujtese

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas akuzave nga Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, për keqpërdorimin e lotëve të nënës së tij në kohë fushate.

Haradinaj u shpreh se nuk e ka humbur besimin asnjëherë dhe se nuk është dorëzuar as në ditë më të rënda me bashkëluftëtarë.

“Ditët e mira do të agojnë. Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët.  Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur.  Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”, tha ai.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se nuk zbrapsen, anipse siç u shpreh, ofendojnë e shpikin propagandë me synimin për të shkatërruar gjithçka në kujtesë.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin.  Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë.  Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri”.

“Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi. Do të bëhemi krah njëri tjetrit.Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë. Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim”, ka shkruar Haradinaj

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj

Cakolli: KQZ të tregojë se a mund qytetarët të votojnë me dokumente me afat të skaduar – sepse ka instruksione të dyfishta

KushtrimGuraj